spot_img

Ky është rekordi tjetër që dëshiron ta thyej Messi

spot_img

Lionel Messi ka baras çmime të fituara si golashënuesi më i mirë i një sezoni me legjendën gjermane Gerd Muller, por shpreson që së shpejti ta thyejë këtë rekord, përkundër që s’është i përqendruar te çmimet individuale.

Sezoni 2019/20 i La Ligës përfundoi me vetëm një ngushëllim për skuadrën e Barcelonës: ia solli Lionel Messit trofeun e shtatë si golashënuesi më i mirë në La Liga, që njihet me emrin “Pichichi”, transmeton Gazeta Express.

Vetë Messi, por edhe bashkëlojtarët e tij e kanë theksuar disa herë se çmimet e tilla nuk kanë rëndësi të madhe për ta, megjithatë ky ishte më i veçantë për Messin. Me këtë “Pichichi” Messi e thyen rekordin e legjendës Telmo Zarra.

Asnjë futbollist në histori të futbollit spanjoll nuk ka arritur të fitojë më shumë “Pichichi” sesa Messi. Megjithatë, argjentinasi tani është pas një tjetër rekordi si golashënues, atë të Gerd Muller.

Muller e kishte fituar shtatë herë çmimin si golashënuesi më i mirë në Gjermanisë gjatë viteve të 60-ta dhe të 70-ta. Tani, Messi i duhet edhe një çmim i tillë për ta mbajtur rekordin botëror.

Në vitin 2012 Messi ia kishte thyer një tjetër rekord Mullerit. Gjermani e mbani rekordin për më së shumti gola të shënuara brenda një viti kalendarik me 85 golat e tij, por Messi ia theu atë rekord kur i shënoi 92 gola brenda vitit 2012. /Gazeta Express/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img