spot_img

Shtëpia e Bardhë publikon në faqen e tyre fjalimin e kryeministrit Hoti

spot_img

Faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në Facebook ka publikuar një pjesë të fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë së premtës kur po nënshkruhej marrëveshja ekonomike me Serbinë, shkruan Gazeta Metro.

Në videon e publikuar në rrjetin social Facebook, është shtuar edhe një citat nga fjalimi si përshkrim.

“Kryeministri Avdullah Hoti i Kosovës: Ne jemi të angazhuar që të punojmë së bashku në përmirësimin e jetës së njerëzve, që të krijojmë punë në rajon… Ne ndajmë të njëjtat vlera të lirisë, demokracisë dhe ekonomisë së tregut të lirë”, thotë Hoti në videon e postuar nga Shtëpia e Bardhë.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësimin e presidentit amerikan Donald Trump, më 4 shtator kanë nënshkruar një marrëveshje ekonomike e cila u tha se do t’i përmirësojë marrëdhëniet mes dy shteteve.
Trump i ka siguruar Kosovës njohjen nga Izraeli, e cila njëherit është edhe pika e fundit e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator./gazetametro.net

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img