Befason komentatori i njohur turk: Vedat Muriqi dëshironte të luante për Kombëtaren e Turqisë, gjithçka ishte praktikisht e kryer

Ylli i Mallorcas Vedat Muriqi vite më parë kishte shprehur dëshirë për të përfaqësuar Turqinë në nivelin ndërkombëtar, kështu ka deklaruar komentatori i A Spor Haldun Domaç.

Muriqi që tani mban shiritin e kapitenit te “Dardanët” po përgatitet për sfidën më të rëndësishme në histori të Kosovës, play-offin e Kampionatit Botëror ndaj turqve.

Megjithatë, Domaç pretendon se Muriqi kishte dëshirë për të luajtur për Turqinë në nivelin ndërkombëtar, duke shtuar se marrëveshja ishte e kompletuar por dështoi në fund shkaku i disa detajeve të vogla.

“Vedat Muriqi vërtetë donte të luante për kombëtaren tonë. Fati Terim ishte përzgjedhësi në atë periudhë”.

“Aktualisht, shumica e dokumenteve ishin plotësuar kur ishte te Giresunspor, por në fund nuk ndodhi shkaku i disa detajeve të vogla”.

“Më kujtohen ato ditë. Nëse më pyesni se nga e di atëherë mund t’iu them se jam nga Giresun dhe kisha biseduar me Vedatin kohë pas kohe”, pretendon ky i fundit.

Muriqi përndryshe është golashënuesi më i mirë në historinë e Kosovës kurse të martën mbrëma do të provojë të shkruajë historinë me shtetin tonë për ta siguruar pjesëmarrjen e parë në një kompeticion madhor.

spot_img

MË SHUMË SI KY LAJM

Futbollisti i Bayern Munich, Erblin Osmani, viziton FFK-në dhe...

PRISHTINË Ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë mirëpritur sot një vizitë të veçantë. Futbollisti...

Konate nuk rinovon me Liverpoolin, tre gjigantë evropianë në...

E ardhmja e mbrojtësit të Liverpoolit, Ibrahima Konate, mbetet e pasigurt për shkak të negociatave të bllokuara...

Andi Hoti lirohet nga grumbullimi i Kombëtares

Qendërmbrojtësi Andi Hoti është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës, pas lëndimit të pësuar gjatë seancës...