“Do të bëjmë gjithçka për fitore”, Aro Muric plot optimizëm para përballjes me Turqinë

Portieri i Sassuolos Arijanet Muric ka premtuar se Kosova do të bëjë gjithçka për ta mposhtur Turqinë.

“Dardanët” do t’i presin turqit të martën mbrëma në “Fadil Vokrri” në kuadër të finales së play-offit të Kupës së Botës.

Para ndeshjes për faqen zyrtare të FFK-së foli edhe Muric i cili deklaroi se synimi i vetëm është fitorja.

“Jemi gati dhe besoj se do të jetë një ditë e bukur në Prishtinë. Do të japim gjithçka për të fituar”.

“Siç e kam thënë më parë deri në momentin e fundit asgjë nuk përfundon dhe ja ku jemi tani. Gjithçka varet nga ne. E kemi merituar dhe do të japim maksimumin për të marrë fitore”.

spot_img

MË SHUMË SI KY LAJM

Muriqi nuk shënon ndaj Valencias, Mallorca fiton vetëm një...

Ka përfunduar ndeshja mes Mallorcas dhe Valencias. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1. Sulmuesi kosovar,...

Agim Ademi uron Kombëtaren për fitoren ndaj Bullgarisë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren e Kosovës për fitoren e...

S’ka fitues në “Zahir Pajaziti”, Llapi e Prishtina ndajnë...

Është mbyllur pa fitues derbi ndërmjet Llapit dhe Prishtinës në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën...