Kryeministri viziton Kombëtaren e Kosovës para finales me Turqinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar kampin e Kombëtares së Kosovës për ta përgëzuar ekipin për arritjen në finalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026 dhe për t’i ofruar mbështetje para kësaj sfide historike përballë Turqisë.

Fillimisht, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e falënderoi kryeministrin Kurti, ministrin e Sportit, Blerim Gashiani dhe zëvendësministren Daulina Osmani, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj ekipit kombëtar.

Në fjalën e tij para futbollistëve dhe stafit, kryeministri Kurti i uroi Dardanët për fitoren historike në Bratisllavë, duke theksuar se rrugëtimi deri në finale është plotësisht i merituar.

Ai vuri në pah statistikat dhe paraqitjet e ekipit gjatë këtij cikli, duke nënvizuar se “10 gola të shënuar në 7 ndeshje gjatë këtij rrugëtimi janë dëshmia më e mirë se kjo finale është më shumë se e merituar”.

spot_img

MË SHUMË SI KY LAJM

Muriqi nuk shënon ndaj Valencias, Mallorca fiton vetëm një...

Ka përfunduar ndeshja mes Mallorcas dhe Valencias. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1. Sulmuesi kosovar,...

Kurti takohet me ambasadorin Whitaker: Përshpejtimi i anëtarësimit në...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Agim Ademi uron Kombëtaren për fitoren ndaj Bullgarisë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren e Kosovës për fitoren e...