Ylli i Real Madridit, Guler flet para ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë

Ylli i ri i Real Madridit dhe Turqisë, Arda Guler, ka folur para përballjes së rëndësishme ndaj Kosovës në finale të playoff-it, duke theksuar se objektivi kryesor i kombëtares së tij mbetet kualifikimi në Kupën e Botës.

Mesfushori turk e bëri të qartë se për ekipin e tij nuk ka alternativë tjetër përveç suksesit në këtë rrugëtim.

“Objektivi ynë i vetëm dhe kryesor është të kualifikohemi në Kupën e Botës. Ne shpresojmë t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur”, u shpreh Guler fillimisht.

Ai gjithashtu rikujtoi se sa e veçantë është kjo garë për vendin e tij, duke përmendur faktin se Turqia nuk ka qenë pjesë e një Botërori që nga viti 2002.

“Unë s’kam qenë as i lindur kur kemi marrë pjesë në Kupën e Botës për herë të fundit, por e di se sa i rëndësishëm është Botërori për vendin tonë”.

Pas zhgënjimit në Kampionatin Evropian, Guler tregoi se motivimi i skuadrës është rritur edhe më shumë, me fokus të vetëm rikthimin në skenën më të madhe të futbollit botëror.

“Pasi u eliminuam nga Evropiani, motivi ynë ishte një dhe i vetëm: të kualifikohemi në Kupën e Botës. Është ëndërr e jona”, deklaroi ylli i Real Madridit.

Kujtojmë se finalja mes Kosovës dhe Turqisë do të luhet të martën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

spot_img

MË SHUMË SI KY LAJM

Futbollisti i Bayern Munich, Erblin Osmani, viziton FFK-në dhe...

PRISHTINË Ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë mirëpritur sot një vizitë të veçantë. Futbollisti...

Konate nuk rinovon me Liverpoolin, tre gjigantë evropianë në...

E ardhmja e mbrojtësit të Liverpoolit, Ibrahima Konate, mbetet e pasigurt për shkak të negociatave të bllokuara...

Andi Hoti lirohet nga grumbullimi i Kombëtares

Qendërmbrojtësi Andi Hoti është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës, pas lëndimit të pësuar gjatë seancës...