Ish-futbollisti legjendar i Vushtrrisë, Abdulla Kelmendi, ka folur për Albanian News lidhur me ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë, e cila do të zhvillohet te martën nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Kelmendi, i cili ka qenë pjesë e KF Vushtrria nga viti 1976 deri në vitin 1990 dhe më pas ka kontribuar në role të ndryshme si kryetar, drejtor sportiv, sekretar dhe drejtor i shkollës së futbollit, vlerëson lart arritjet e fundit të përfaqësueses.
“Këtë sukses të Kosovës e kam pritur, por jo kaq herët. Është rezultat i një gjenerate të jashtëzakonshme, një kombinimi fantastik dhe punës së madhe të Federata e Futbollit e Kosovës,” u shpreh ai.
Duke folur për përballjen ndaj Turqia, Kelmendi tregohet optimist:
“Besoj se do ta fitojmë ndeshjen dhe do të kualifikohemi në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Amerikë. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, sepse Turqia ka mentalitet luftarak dhe jep maksimumin në fushë. Janë ekip agresiv, por kjo mund të kthehet në avantazhin tonë, pasi mund të ndëshkohen dhe kjo shkon në favor të Kosovës.”
Në fund, ai theksoi se Kosova aktualisht ka një nga ekipet më të talentuara në historinë e saj dhe është e gatshme të shkruajë histori ndaj Turqisë.



