Dy raste të kanosjes brenda ditës në Prishtinë, një i dyshuar përfundon në mbajtje

Dy raste të ndara të veprës penale “kanosje” janë raportuar gjatë ditës së diel në Prishtinë, duke rezultuar me ndërhyrje policore dhe masa ligjore ndaj të dyshuarve.

Rasti i parë është raportuar rreth orës 15:15, ku pas një mosmarrëveshjeje, një qytetar kosovar ka deklaruar se është kanosur nga një person tjetër. Gjatë kontrollit të të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole lodër.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 18:30, brenda një stacioni policor në Prishtinë.

Sipas raportimeve, një i dyshuar, derisa ndodhej në polici për të dhënë deklaratë lidhur me një aksident trafiku, ka kanosur në prezencë të zyrtarëve policorë.

I dyshuari në këtë rast është arrestuar menjëherë, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Autoritetet po vazhdojnë trajtimin e rasteve në përputhje me procedurat ligjore.

spot_img

MË SHUMË SI KY LAJM

Ngjarje tronditëse në Austri, një kosovar dyshohet se mbyti...

Një krim i rëndë ka tronditur Austrinë, ku një grua 38-vjeçare është gjetur e pajetë në oborrin...

Tre persona në mbajtje për lëndim trupor dhe pengim...

Një incident që përfshinte mosmarrëveshje, dhunë dhe pengim të zyrtarëve policorë është raportuar në rrugën “Nëntë Jugoviqët”...

Pesë lopë dhe një viç të futura ilegalisht kapen...

Një rast i kontrabandës me kafshë është zbuluar nga patrulla policore kufitare në fshatin Zllakuqan. Rreth orës 14:40,...