IPK arreston një zyrtar policor në Pejë për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së ndërmorën veprimet pas pranimit të informacionit se zyrtari policor, jashtë detyrës zyrtare, dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij në Pejë.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, hetuesit e IPK-së iu përgjigjën thirrjes duke intervistuar viktimën e rastit”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Pas veprimeve fillestare hetimore dhe konsultimit me prokurorin kompetent, zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Si pjesë e procedurave administrative, zyrtari gjithashtu është suspenduar nga detyra.

IPK njoftoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me Prokurorinë për të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime të mëtejshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast”, tha IPK në njoftim.

spot_img

MË SHUMË SI KY LAJM

Ngjarje tronditëse në Austri, një kosovar dyshohet se mbyti...

Një krim i rëndë ka tronditur Austrinë, ku një grua 38-vjeçare është gjetur e pajetë në oborrin...

Tre persona në mbajtje për lëndim trupor dhe pengim...

Një incident që përfshinte mosmarrëveshje, dhunë dhe pengim të zyrtarëve policorë është raportuar në rrugën “Nëntë Jugoviqët”...

Dy raste të kanosjes brenda ditës në Prishtinë, një...

Dy raste të ndara të veprës penale “kanosje” janë raportuar gjatë ditës së diel në Prishtinë, duke...