Pesë lopë dhe një viç të futura ilegalisht kapen nga policia në Zllakuqan – arrestohet i dyshuari

Një rast i kontrabandës me kafshë është zbuluar nga patrulla policore kufitare në fshatin Zllakuqan.

Rreth orës 14:40, policia ka ndaluar një mjet transportues – traktor me rimorkio dhe gjatë kontrollit ka konstatuar se në rimorkio ishin ngarkuar pesë lopë dhe një viç, të cilat nuk kishin shenja matrikulare apo dokumentacion të nevojshëm.

Dyshohet se kafshët janë futur në mënyrë ilegale nga territori i Maqedonisë së Veriut përmes rrugëve të paautorizuara.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme, ndërsa prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit si “Kontrabandë me mallra – kafshë”.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK), i cili ka ndërmarrë veprimet ligjore të nevojshme.

Kafshët e sekuestruara janë dorëzuar në duart e Doganës së Republikës së Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

spot_img

MË SHUMË SI KY LAJM

Ngjarje tronditëse në Austri, një kosovar dyshohet se mbyti...

Një krim i rëndë ka tronditur Austrinë, ku një grua 38-vjeçare është gjetur e pajetë në oborrin...

Tre persona në mbajtje për lëndim trupor dhe pengim...

Një incident që përfshinte mosmarrëveshje, dhunë dhe pengim të zyrtarëve policorë është raportuar në rrugën “Nëntë Jugoviqët”...

Dy raste të kanosjes brenda ditës në Prishtinë, një...

Dy raste të ndara të veprës penale “kanosje” janë raportuar gjatë ditës së diel në Prishtinë, duke...