Tre persona në mbajtje për lëndim trupor dhe pengim të policisë në Shtërpcë

Një incident që përfshinte mosmarrëveshje, dhunë dhe pengim të zyrtarëve policorë është raportuar në rrugën “Nëntë Jugoviqët” në Shtërpcë, pak para mesnatës.

Sipas policisë, fillimisht bëhet fjalë për një mosmarrëveshje verbale mes dy personave të dyshuar.

Situata ka eskaluar gjatë ndërhyrjes së policisë, kur një person i tretë i dyshuar ka penguar zyrtarët në përpjekje për ta vënë situatën nën kontroll.

Të tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku është konstatuar se ndodheshin nën ndikimin e alkoolit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “lëndim trupor” dhe “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

spot_img

MË SHUMË SI KY LAJM

Ngjarje tronditëse në Austri, një kosovar dyshohet se mbyti...

Një krim i rëndë ka tronditur Austrinë, ku një grua 38-vjeçare është gjetur e pajetë në oborrin...

Dy raste të kanosjes brenda ditës në Prishtinë, një...

Dy raste të ndara të veprës penale “kanosje” janë raportuar gjatë ditës së diel në Prishtinë, duke...

Pesë lopë dhe një viç të futura ilegalisht kapen...

Një rast i kontrabandës me kafshë është zbuluar nga patrulla policore kufitare në fshatin Zllakuqan. Rreth orës 14:40,...