Drita vazhdon fuqishëm drejt titullit, i jep leksione Llapit

Drita ka regjistruar fitoren e radhës, për t’i shkaktuar edhe më shumë telashe Llapit në luftën për mbijetesë.

Skuadra nga Gjilani arkëtoi pikët e plota me rezultat bindës 3-0, sfidë që e dominoi në të gjitha aspektet.

Besnik Krasniqi shënoi një gol të bukur për të kaluar Dritën në epërsi pas 21 minutave lojë.

Ndërsa, në fillimin e pjesës së dytë Abdoul Dante u përkujdes për golin e dytë (47’).

Fitoren e skuadrës së Zekirija Ramadanit e vulosi sulmuesi Veton Tusha pas një tjetër aksioni (73’).

Kësisoj, Drita shkon në kuotën e 57 pikëve ndërsa Llapi tani bie në vendin e nëntë me 33 sosh.

spot_img

MË SHUMË SI KY LAJM

Prishtina fituese e Superkupës Kosovë–Diasporë

Skuadra fituese e Kupës së Kosovës, Prishtinë, ka fituar trofeun Superkupës Kosovë–Diasporë, pasi ka shënuar fitore ndaj...

Liga e Kampionëve për sezonin e ardhshëm: 12 skuadrat...

Sipas portalit analitik Football Meets Data, tashmë janë konfirmuar 12 skuadra që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën...

Një dekadë në UEFA e FIFA: Agim Ademi uron...

Prishtinë, 3 Maj 2026 – Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, përmes një...