Prishtinë, 3 Maj 2026 – Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, përmes një mesazhi drejtuar opinionit publik dhe komunitetit të futbollit, ka shënuar 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, duke e cilësuar këtë si “rrugëtimin e pandalshëm drejt ëndrrës së madhe”.
Në shkrimin e tij, Ademi ka reflektuar mbi rrugëtimin transformues të futbollit kosovar, nga izolimi total deri te pozicionimi si një faktor serioz në arenën ndërkombëtare.
Nga izolimi te suksesi ndërkombëtar
Kryetari Ademi kujtoi dy datat historike të vitit 2016: 3 majin (Budapest) dhe 13 majin (Mexico City), si momentet kur sakrifica e gjatë e gjeneratave u shndërrua në krenari legjitime. Ai vuri në dukje se Kosova ka bërë një kërcim gjigant në renditjen e FIFA-s, nga pozita e 190-të në vendin e 78-të.



