​Kosova do të bëhet me konsullatë të re në ShBA, nënshkruhet dekreti

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nxjerrë dekret për themelimin e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në shtetin e Texasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Houston.

KosovaPress merr vesh se ky mision do të funksionojë në nivel të Konsullatës së Përgjithshme dhe se synon forcimin e pranisë diplomatike të Kosovës në SHBA, si dhe ofrimin e shërbimeve konsullore për diasporën kosovare në Texas.

Në vendim theksohet se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës obligohet të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti.

Dekreti ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit, më 4 maj 2026, ndërsa kërkesa nga MJD ishte bërë më 28 prill. /KP/

spot_img

MË SHUMË SI KY LAJM

Si u zbulua krimi i rëndë në Tiranë: Telefoni...

Pika më e lartë e është fshatit Cërrujë vendi ku Armand Shakaj finalizoi planin e tij kriminal,...

Tragjike në Shëngjin, mbyten dy të rinj, shpëtohen tre...

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku 5 shokë nga Kosova...

Futbollisti i Bayern Munich, Erblin Osmani, viziton FFK-në dhe...

PRISHTINË Ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë mirëpritur sot një vizitë të veçantë. Futbollisti...