Andi Hoti lirohet nga grumbullimi i Kombëtares

Qendërmbrojtësi Andi Hoti është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës, pas lëndimit të pësuar gjatë seancës së djeshme stërvitore.

Pas ekzaminimeve të kryera nga stafi mjekësor i Kombëtares, është konstatuar se futbollisti i Eintracht Braunschweig ka pësuar pëlkim të nyjës talokrurale, lëndim i cili pritet ta mbajë jashtë fushës për disa javë.

Si rrjedhojë, Hoti nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet miqësore të këtij grumbullimi.

Ndërkohë, Dardanët do të vazhdojnë sot përgatitjet me seancën e radhës stërvitore, e cila do të zhvillohet në orën 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kombëtarja nesër udhëton drejt Pragës, ku të dielën do të zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Çekisë.

spot_img

MË SHUMË SI KY LAJM

Futbollisti i Bayern Munich, Erblin Osmani, viziton FFK-në dhe...

PRISHTINË Ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë mirëpritur sot një vizitë të veçantë. Futbollisti...

Konate nuk rinovon me Liverpoolin, tre gjigantë evropianë në...

E ardhmja e mbrojtësit të Liverpoolit, Ibrahima Konate, mbetet e pasigurt për shkak të negociatave të bllokuara...

Epokë e re për futbollin kosovar: Agim Ademi uron...

PRISHTINË – Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka përshëndetur zyrtarizimin e partneritetit...