Aksidenti fatal në ‘Rrugën e Kombit’, ky është 58 vjeçari kosovar që vdiq

spot_img

Hysen Saitaj, 58 vjeç, humbi jetën pasditen e sotme pasi u aksidentua me makinë në rrugën Rubik-Rrëshen.Policia tha se aksidenti ndodhi në orën 17:22 minuta, rreth 6 kilometra larg hyrjes në superstradën e “Rrugës së Kombit”, kur një makinë e lartë tip “Land Rover” me targa italiane u përplas me një autobus.

Saitaj, me origjinë nga Kosova, ishte drejtues i makinës.Autoritetet kanë shoqëruar shoferin e autobusit për të zbardhur më mirë rrethanat e aksidentit.
Burime për Euronews Albania thanë se në makinë me Saitajn ishte edhe i biri.

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë me ashpërsimin edhe të Kodit Rrugor, numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri mbetet shqetësues. Vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 547 aksidente me pasojë 90 viktima.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img