Arrestohet 32 vjeçari nga Gjilani, policia sekuestron rreth 3 mijë euro të falsifikuara

spot_img

Policia e Kosovë ka njoftuar se sot ka realizuar një kontroll me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, ku në pranga ka përfunduar një 32 vjeçar i dyshuar për falsifikim parash.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit – Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjilan, ka kryer veprime hetimore/operative nën dyshimin për ‘falsifikim parash’, ku sot me datën 16.03.2023 ka realizuar kontroll me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Gjatë bastisjes së realizuar në objektin ku është dyshuar se mbahen paratë e falsifikuara, gjegjësisht në shtëpinë e të dyshuarit I. I. (1990) m/k janë gjetur dhe janë sekuestruar kartëmonedha të dyshuara për falsifikim në vlerë prej 1×200 €, 12×100 €, 27×50 €, monedha të metalta 57×1 €, 16×2 €, 37×0.50 €, 45×0.20 €, 24×0.10 € dhe 20×0.05 €. Vlera e përgjithshme e parave të konfiskuara është 2869.90 € (dy mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë), të cilat do të ekzaminohen nga

Njësiti i Krimteknikës Rajonale në Gjilan, për shkak të dyshimit se nuk përkojnë me veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë për monedhat euro.

Njoftimi i plotë:
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit – Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjilan, ka kryer veprime hetimore/operative nën dyshimin për ‘falsifikim parash’, ku sot me datën 16.03.2023 ka realizuar kontroll me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan.Gjatë bastisjes së realizuar në objektin ku është dyshuar se mbahen paratë e falsifikuara, gjegjësisht në shtëpinë e të dyshuarit I. I. (1990) m/k janë gjetur dhe janë sekuestruar kartëmonedha të dyshuara për falsifikim në vlerë prej 1×200 €, 12×100 €, 27×50 €, monedha të metalta 57×1 €, 16×2 €, 37×0.50 €, 45×0.20 €, 24×0.10 € dhe 20×0.05 €.

Vlera e përgjithshme e parave të konfiskuara është 2869.90 € (dy mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë), të cilat do të ekzaminohen nga Njësiti i Krimteknikës Rajonale në Gjilan, për shkak të dyshimit se nuk përkojnë me veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë për monedhat euro.

I dyshuari I. I. është shoqëruar në NJRHKEK, në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe pas përfundimit të intervistës, me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e të gjitha dukurive negative dhe veprave penale në vend’, thuhet në njoftimin e policisë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img