spot_img

ATK tregohet e mëshirshme ndaj bizneseve, Murtezaj tregon si do t’i paguajnë tatimet ato

spot_img

Pandemia e përhapur në gjithë shtetet e botës ka goditur rëndë ekonominë e Kosovës, veçanërisht të hyrat buxhetore të shtetit dhe në humbjen e vendeve të punës.

Biznese të shumta janë goditur nga pandemia Covid-19 dhe po rrezikohen të falimentojnë e kjo po bënë që të shtohet presioni mbi autoritetet që të gjendet një zgjidhje dhe t’iu ndihmua.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, në një intervistë për lajmi.net ka shpjeguar se ndaj cilave biznese do të ketë “mëshirë” ATK-ja dhe si ato do t’i realizojnë pagesa.

“Tani më kemi tri vendime radhazi që ndërlidhen me zgjatjen e afatit të deklarimit të pagesës së tatimeve. Vendimi i parë ka qenë më 20 mars, me ç’rast të gjitha llojet e tatimeve janë shtyrë për deklarim dhe pagesë deri më datën 30 prill. Vendimi i dytë ka qenë i datës 27 prill, i cili ka zgjatur afatin për pagesë të kësteve tre mujore për tatimin e korporatave, tatimin e të ardhurave personale, tatimi për të ardhurat individuale dhe biznese të vogla. Ndërsa, pas reagimit të Komunitetit të Bizneseve me kërkesë që ato të cilat kanë vështirësi financiare t’i krijohet mundësia që me marrëveshje t’i lejohet pagesa edhe më këste, ministri i Financave ka nxjerr vendimin më datën 30 gjë që ka shtyrë edhe për të gjitha llojet e tjera të tatimeve deri më datën 15 maj, për çështjen e deklarimit dhe pagesës. Ndërsa pas datës 15 maj, mbetën vetëm çështjet e kësteve që prolongohen ose zgjatet afati i pagesës deri më datën 30 qershor”, ka thënë ai.

Murtezaj ka bërë thirrje që bizneset që kanë vështirësi të deklarohen me kohë në mënyrë që ATK të ketë parasysh gjendjen e tyre dhe t’i mundësojë pagën me këste.

“Detyrim mbetet, i bazuar në ligj, që të deklarojnë dhe paguajnë detyrimet, përjashtuar ato biznese që potencova më herët, këstet deri më datën 15 maj. Njëkohësisht ta shfrytëzojnë këtë kohë deri në këtë datë që të parashtrojnë ato biznese që kanë vështirësi financiare, që nuk kanë zhvilluar aktivitet për shkak të pandemisë, ka ra likuiditeti i tyre dhe rentabiliteti atëherë Administrata Tatimore bazuar në ligjin i jepet e drejta atyre bizneseve që të parashtrojnë kërkesë për marrëveshje të marrëveshjes me këste”, ka thënë mes tjerash drejtori i ATK-së.

Murtezaj i ka thënë lajmi.net, se deri tani nga 11 prilli deri sot janë 37 mijë e 481 kërkesa, 28 mijë e 450 janë kompensim të pagave të të punësuarve dhe 6 mijë e 924 kërkesa për kompensim të qirave. Nga këto kemi gjithsej kërkesa për të punësuar 156 mijë e 734.

Mirëpo, cili është synimi i ATK-së pas zbutjes së pandemisë, të mbledh sa më shumë të hyra që ndihmojnë buxhetin e Kosovës apo të ndihmojë bizneset duke i liruar nga tatimet? /Lajmi.net/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img