spot_img

Avdiaj tregon pendimin e tij të madh: Refuzova Liverpoolin dhe Real Madridin

spot_img

Donis Avdiaj ishte një nga lojtarët më të përfolur në vitin 2014, teksa shihej si me të ardhme të ndritur, aq sa Schalke i rinovoi kontratën dhe i vendosi një klauzolë 47 milionë euro, që në një moshë kur ishte shumë i ri dhe luante për ekipin e të rinjve.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, lojtari që tashmë luan në Skoci me Harts, është shprehur se në të kaluarën ka pasur oferta nga Reali dhe Liverpooli, por i ka refuzuar, duke thënë se ky është pengu më i madh në karrierën e tij.

“Gabimi im më i madh ishte që e refuzova një ofertë të madhe nga Liverpooli para se ta nënshkruaja kontratën afatgjatë me Schalken, klub që e kisha në zemër. Unë kisha ofertë edhe nga Real Madridi në të kaluarën”.

“Kontrata e re dhe klauzola 47 milionë euro te Schalke në vitin 2014 më bënë të lumtur asokohe (në 2014), por unë nuk e dija se çfarë ishte në të vërtetë. Unë vazhdoj të mendoj se atëherë nuk kisha mbështetjen e duhur nga Schalke, në të kundërt gjërat do të kishin shkuar ndryshe”.

“Ka pasur shumë momente kur më është dashur të luftoj fort dhe falë Zotit kam arritur deri këtu ku jam. Por asokohe kur bëra kontratën, unë nuk stërvitesha dhe luaja me profesionistët, pro isha vetëm ai djali me klauzolën 47 milionë euro.”, u shpreh Avdiaj.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img