Reklamë nga Gjirafa

Avokati i njohur: Vuçiq është akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime, shtypi gjerman e quan sukses anulimin e takimit në SHBA

Reklamë nga Gjirafa

Avokati i njohur nga Shqipëri dhe njohësi i çështjeve politike në rajon, Spartak Ngjela, në një shkrim të tij në Facebook shkruan se shtypi gjerman e quan sukses shqiptar prishjen e takimit Kosovë – Serbi, i cili do të mbahej në datën 27 qershor në Uashington.

Sipas tij, gazeta gjermane Züddeutsche Zeitung e konsideron këtë si takim me lëshim politik që Trump do t’i bënte interesit rus kundrejt Shqipërisë.

Ai thekson edhe një shkrim të gazetës amerikane “New York Times”, e cila dje ka publikuar një shkrim ku thotë se presidenti serb, Vuçiq, është akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime kundër njerëzimit.

Postimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Shtypi gjerman e quan sukses shqiptar prishjen e takimit Kosovë – Serbi, i cili do të mbahej në datën 27 qershor në Uashington.
Takimi u anulua si pasojë e kërkesës për arrest nga Tribunali i Hagës kundër Hashim Thaçit. Por gazeta gjermane Züddeutsche Zeitung e konsideron këtë si takim me lëshim politik që Trump do t’i bënte interesit rus kundrejt Shqipërisë.
Të jetë e vërtetë?

Por, tani kjo nuk ka rëndësi më, sepse përkrahja e interesit rus kundrejt Shqipërisë dhe Kosovës ndërkohë është çështje e vdekur: në fakt, ajo mund të bëhej vetëm me tradhëtinë shqiptare.

Kurse pikërisht për këtë që ndodhi kundër Hashim Thaçit, na duhet të pyesim: pse është mërzitur Vuçiç?
Kjo mund të ishte një provë për të vërtetuar analizën e gazetës gjermanë.
Por, mos ndoshta edhe vetë Vuçiç po përgatitet për të shkuar në Hagë, edhe ky nën akuzën e krimeve të luftës, sepse, në masakrën makabër të Milosheviçit në Kosovë, Vuçiç ka qenë ministër ultraterrorist?

Gjithësesi, mendoj se duhet pritur me durim dhe duhet parë me shumë kujdes kjo çështje, sepse ishte gazeta amerikanë New York Times ajo që ka dhënë dje lajmin se :
“presidenti i Serbisë, Vuçiç, është akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime kundër njerëzimit”.
A mund të gabojë gazeta New York Times?
Të shohim…

- Artikujt më poshtë janë reklama -
Reklamë nga Gjirafa

Artikuj të ngjashëm

Ky do të jetë avokati i Hashim Thaçit në Hagë

Pas dorëzimit të aktakuzës kundër tij, Hashim Thaçi do t’i nisë së shpejti udhëtimet për në Hagë. Atje do të intervistohet të hënën, e...

Bekim Ibrahimi sjell projektin muzikor më te ri, një hit

Sapo ka ardhur me video projekti më i ri muzikor nga artisti i njohur Bekim Ibrahimi që mban titullin "Jam sheqer Kosove, ti je...

Një 34-vjeçar nga Kosova mbytet në det, në Shëngjin

Një 34-vjeçar nga Kosova është mbytur në det në afërsi të Shëngjinit, ka raportuar gazeta tiranase, Panorama. Sipas kësaj gazete, ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Ku na gjeni?

169,141FansLike
125,000FollowersFollow

LAJMET E FUNDIT

Ky do të jetë avokati i Hashim Thaçit në Hagë

Pas dorëzimit të aktakuzës kundër tij, Hashim Thaçi do t’i nisë së shpejti udhëtimet për në Hagë. Atje do të intervistohet të hënën, e...

Një 34-vjeçar nga Kosova mbytet në det, në Shëngjin

Një 34-vjeçar nga Kosova është mbytur në det në afërsi të Shëngjinit, ka raportuar gazeta tiranase, Panorama. Sipas kësaj gazete, ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Lista Srpska largohet nga salla pasi deputetët mbajtën 1 minutë heshtje për masakrën e Srebrenicës

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e masakrës së Srebrenicës,...

I vdes mbesa në moshën 9 vjeçare – deputeti i VV’së bën një postim prekës: Na falë Elita

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka njoftuar se pas një sëmundje të rëndë mbrëmë ka ndërruar jetë mbesa e tij 9 vjecare, Elita,...

Mjeku i Hashim Thaçit rezulton pozitiv me Covid-19

Urologu, Bashkim Gllareva i cili u bë i njohur si mjeku i presidentit Hashim Thaqi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Gllareva ka deklaruar se përkundër...