spot_img

Azerbajxhani shkatërroi 200 tanke dhe autoblinda të Armenisë

spot_img

Ushtria armene vazhdon të pësojë humbje në kundërsulmin e nisur nga ushtria azerbajxhanase për të çliruar territoret e pushtuara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se gjatë katër ditëve të përleshjeve, “janë asgjësuar afro 200 tanke dhe automjete të blinduara, 228 sisteme artilerie dhe raketash, 30 sisteme të mbrojtjes ajrore, 6 zona të menaxhimit dhe vëzghimit të komandës, 5 depo municionesh, 110 automjete dhe 1 sistem S-300”.

Përleshjet e fundit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë filluan kur forcat armane të dielën në mëngjes kryen sulme të reja mbi pozita dhe vendbanime azerbajxhanase, ndërsa forcat azerbajxhanase iu kundërpërgjigjen sulmeve.

Nga viti 1991, ushtria armene ilegalisht pushtoi Malësinë e Karakabut, që është territor i njohur ndërkombëtarish i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese armene nga Malësia e Karabakut dhe nga shtatë rajone tjera të okupuara azerbajxhanase. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img