spot_img

Bëhet drejtor pa asnjë ditë përvojë pune!

spot_img

Sipas një hulumtimi të bërë nga Instituti Societas Civilis për Demokrati, del se 55 për qind e drejtorëve në institucionet publike në Maqedoninë e Veriut nga 116 gjithsej, janë pa asnjë ditë përvojë pune ose posedojnë përvojë minimale për të udhëhequr drejtoritë ku janë emëruar.

Ky institut ka thënë se këta drejtorë janë emëruar pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut të mbajtura më 2020.

Misha Popoviq, drejtues i hulumtimit “Kush menaxhon atje” që e ka kryer Instituti Societas Civilis për Demokraci, thotë për Radion Evropa e Lirë se rezultatet e këtij hulumtimi tregojë se sa pak investohet në profesionalizmin e drejtuesve të institucioneve pubike, ndërkaq, sipas tij, çelësi i emërimit të drejtorëve mbetet afërsia e tyre me partitë që fitojnë zgjedhjet.

Popoviq thotë se në këtë hulumtim janë monitoruar 116 emërime të drejtuesve të institucioneve të ndryshme shtetërore dhe sipas tij, gjysma e tyre janë emëruar ushtrues detyre, pasi nuk kanën arritur që të përmbushin kriteret e përcaktuara me ligj.

Sipas tij, kur një institucion drejtohet nga një ushtrues detyre, pas disa muajsh hapet konkursi, por askush nuk aplikon, pasi sipas Popoviqit, në njëfarë forme dihet se kush do të zgjidhet në atë post.

“Institucionet e udhëhequra nga njerëz që nuk kanë përvojë, pësojnë, apo do të thosha dëmtohen në dy drejtime. E para sepse institucionet drejtohen nga njerëz me kapacitet nën atë që është optimalja dhe e dyta sepse drejtohen nga njerëz të cilët u referohen interesave të partisë që i ka deleguar dhe jo interesave të qytetarëve”, thotë Popoviq.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img