Betohet Burim Berisha i rizgjedhur për të pestën herë kryetar i komunës së Fushë-Kosovës

spot_img

Sot është mbajtur Seanca solemne Inauguruese e legjislaturës së re të Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës.

Mbledhjen e udhëhoqi anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës, z.Hasan Ismajli nga radhët e AAK-së. Gjatë seancës u bë betimi i 27 këshilltarëve të rinj të kësaj legjislature që kanë dalë si rezultat nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti.

Pas nënshkrimit të deklaratës së betimit nga këshilltarët e rinj, para anëtarëve të kuvendit betimin e ka dhënë edhe kryetari i komunës z.Burim Berisha i cili në fjalën e ti përshëndetëse falënderoi qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës për besimin e dhënë duke shtuar se do të jetë i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë qytetarët e Fushë-Kosovës dhe me të gjitha strukturat e partive pa dallim në të mirë të zhvillimit të mëtutjeshëm të komunës së Fushë-Kosovës.

Ne vazhdim te seancës u propozua edhe zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe pas procedurave të votimit të fshehtë, me shumicë të votave u zgjodh z.Ali Ismaili, Kryesues i Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës, për mandatin katër vjeçar.

Kryesuesi i zgjedhur z.Ali Ismaili, në fjalën e tij përshëndetëse i falënderoj deputetët për besimin e dhënë dhe premtoj zbatim të ligjit, korrektësi, paanshmëri dhe bashkëpunues me të gjithë deputetët pa dallime partiake.

Po ashtu Kuvendi zgjodhi edhe zëvendës-kryesuesin nga radhët e komuniteteve z.Bashkim Krasniqi.

Ndryshe Asamblea Komunale e Fushë-Kosovës ka 27 anëtar :

LDK 10, LVV 6, PDK 4, IFKEA 2 dhe me nga një këshilltarë përfaqësohen LN, PD, NISMA, AAK dhe GIS

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img