spot_img

Burri nga Kosova dyshohet se e vrau gruan e tij 37-vjeçare në Zvicër

spot_img

Të premten një grua, 37 vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey, Vaus. Ajo dyshohet të jetë vrarë nga bashkëshorti i saj, po ashtu nga Kosova. I dyshuari 42 vjeç është paraqitur në stacionin policor në kantonin e Bernës.
Aty ka njoftuar se i njëjti ka deklaruar që e kishte plagosur bashkëshorten në banesën ku ajo jetonte.

Prokurorët kanë hapur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, e cila mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës në familje. Autori i dyshuar, partneri i saj është arrestuar, përcjell albinfo.ch.Pasi efektivët e policisë kanë shkuar në banesën e viktimës kanë parë që ajo ishte e goditur disa herë me thikë. Autori i dyshuar u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme. Katër fëmijët e viktimës po kujdeseshin nga familja.

Hetimet synojnë të zbardhin rrjedhën e ngjarjeve dhe motivet e mundshme të krimit në mënyrë që autoritetet të klasifikojnë saktë krimin.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img