spot_img

Bushi: Kam marrë lojtarë shqiptarë dhe jo të Kosovës

spot_img

Trajneri i Përfaqësueses U20 të Shqipërisë, Alban Bushi ka folur për lojtarët që së fundmi i ka ftuar për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji, atë me Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në listën e tij, Bushi ka përfshirë edhe Medon Berishën dhe Adrion Pajazitin, të cilët më herët ishin aktivizuar te Përfaqësuesja U21 e Kosovës.

Të martën, përzgjedhësi Bushi ka thënë se nuk i ka marrë lojtarët Kosovës, por ka ftuar lojtarë shqiptarë.

“Kam marrë lojtarë shqiptarë dhe jo të Kosovës, çdo lojtar që flet shqip në botë është shqiptar, pavarësisht se ku zgjedh të luaj. Problemet me procedurat që kanë ndodhur sjellin këto situata të pakëndshme”, është shprehur Bushi, i cili ka thënë se politika e Federatës Shqiptare të Futbollit është për të afruar sa më shumë talente për t’ua ofruar mundësinë që të arrijnë deri në ekipin A.

“Ne kemi marrë shumë lojtarë, strategjia e Federatës është kjo: kush është talent duhet t’i kalojë shkallët një nga një”.

Pasi Berisha e Pajaziti kishin zgjedhur të pranojnë ftesat e Shqipërisë, kishte reaguar edhe përzgjedhësi i Përfaqësueses U21 të Kosovës, Afrim Tovërlani.

Ai kishte thënë se Shqipëria nuk po bën mirë që po fton lojtarët nga Kosova në këtë mënyrë, dhe se duhet të orientohet kah futbollistët me prejardhje nga Shqipëria.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img