spot_img

“Çohem çdo ditë në 4:30 t’i bëj burrit mëngjesin”, komentuesit “masakrojnë” nusen e re

spot_img

Një grua e re, e cila nuk punon por qëndron në shtëpi për të rritur fëmijët e saj, ka hapur një debat të gjerë në rrjetet sociale. Gruaja tregon se ajo zgjohet çdo mëngjes në orën 4:30 për t’i pregatitur të shoqit mëngjesin.

Brooke Smith, e cila është nënë e katër fëmijëve, nga Brisbane, Australi, ka marrë mjaft kritika, pasi ndau me personat në një grup në Facebook, mënyrën se si jeton. Disa e kanë lavdëruar. Madje, ka pasur edh enga ata që e kanë cilësuar si inspirues mënyrën se si ajo i bën punët dhe se si e jeton jetën.

Por më të shumtë kanë qenë ata dhe ato përdorues të rrjetit social, të cilët e kanë kritikuar rutinën e saj. Sipas tyre, çdo person në shtëpi duhet të mbajë përgjegjësitë e tij dhe duhet të bëjë punët që i takojnë.

Brooke shpjegoi në një postim në Facebook se ajo nuk shkon të flejë përpara se tëmbarojë disa punë të rëndësishme që i bën çdo natë, madje, edhe në rastet kur i duhet të rrijë zgjuar deri në mesnatë.

Ndër të tjera, në postimin e saj shkruhet:

Sigurohem gjithmonë që të kem shkuar në shtrat pasi dreka e të gjithëve të jetë e paketuar, vehsjet e tyre të jenë nxjerrë dhe të jenë gati për t’u veshur ditën tjetër, përfshirë edhe të bashkëshortit tim, shtëpia të jetë e pastër dhe pjtatalarësja të ketë nisur procesin e saj. Ndonjëherë shtrihem në orën 9 e ndonjëherë në mesnatë, por gjithmonë ngrihem herët (04:30 për t’i pregatitur mëngjesin dhe kafen burrit) për të pasur kohë për pirë një kafe të nxehtë, për të rregulluar flokët dhe për të pasur pak qetësi e për të medituar. Gjithashtu bëj disa ushtrime dhe pregatitem për ditën. Një nënën e gëzuar është e barabartë me njështëpi të lumtur. Bëjini punët edhe kur nuk keni dëshirë për t’i bërë ato, pasi do të ndiheni të lumtur ditën tjetër”.

Brooke është cilësuar si një “makinë e vajisur mirë” për të bërë punët e shtëpisë dhe tepër e fiksuar pas vendit ku ajo jeton. Bashkëshorti i saj punon 5-6 ditë në javë, në ndërtim, e me sa duket, nuk ka mundësi ta ndihmojë aspak në mirëmbajtjen e shtëpisë.

Një përdorues e lavdëroi Brooke për përpjekjet e saj dhe gjithçka që bën në shtëpi, por shtoi:

Ju duhet të ndani ngarkesën e punës, veçanërisht kur plakeni. Mësoni fëmijët në mënyrë që ata të dinë si të bëjnë kur të largohen nga shtëpia. Kjo të jep kënaqësi të madhe”.
Por të tjerë u treguan shumë më të ashpër. Një komentuese shkruante:

Nëna ime e bënte këtë për babanë tim. Babi lindi në 1929 dhe nëna lindi në 1931. Tani është viti 2020. Burri im bën punët e tij, lahet e vishet vet. Fëmijët e mi bëjnë vet mëngjesin e tyre”.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img