spot_img

Del autopsia, ja pse ndërroi jetë 13 vjeçari i cili mbante familjen në Fushë Kosovë

spot_img

Disa ditë më parë në mediat e Kosovës u publikua lajmi për vdekjen e papritur të një 13 vjeçari, i cili u gjet i pajetë në dhomën e tij të gjumit.

I mituri nga Fushë Kosova mbante familjen duke mbledhur lëmoshë në rrugë, ndërsa trupin e tij të pajetë e konstatoi i ati.

Ndërroi jetë në gjumë, historia e 13 vjeçarit nga Kosova që mbante familjen me lëmoshë

Mbi trupin e të ndjerit u krye një autopsi nga ekspertët e mjekësisë ligjore për të zbuluar arsyen e vdekjes. Tashmë dokumenti është bërë publik. Sipas mjekësisë ligjore, 13 vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të pamjaftueshmërisë së oksigjenit në mushkëri. Mungesa e oksigjenit ka sjellë dhe bllokimin e zemrës së 13 vjeçarit e për pasojë dhe humbjen e jetës.

Mirëpo vdekja e papritur e Elmedinit ngjalli dyshime, aqsa pati akuza se vetë familjarët mund të kenë patur gisht. Këto pretendime janë hedhur poshtë prej tyre, teksa në një intervistë për T7, xhaxhai e babait i të ndjerit u shprehën të keqardhur për këto akuza.

“S’ka prind që mundet me e hedh evladin e vet në rrugë e me i thënë dil ti e më mbaj mua. Por ai vetë ka dashur të ndihmojë, nëna e ka lënë që të vogël”-tha xhaxhai.

Prokuroria themelore në Prishtinë vijon hetimet për rastin, një ngjarje tragjike që solli pështjellim e mërzi mes shumë njerëzve, pasi 13 vjeçari ishte një person mjaft i dashur në komunitet.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img