spot_img

E gjithë Britania e Madhe e do Liverpoolin kampion? Klopp reagon pas komenteve të Guardiolas

spot_img

Komentet e djeshme të Pep Guardiola se e gjithë Britania e Madhe dëshiron ta shoh Liverpoolin kampion para Manchester City kanë nxitur reagime të shumta.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka bërë një reagim pas fjalëve të Pep Guardiola, duke tentuar të dëshmojë të kundërtën.

Gjermani ka thënë se të gjithë tifozët e Liverpool duan të fitojnë titullin, por edhe në rajonin ku është skuadra e tij mund të jetë 50/50.

“Unë jetoj në Liverpool, kështu që po, ka shumë njerëz këtu që duan që ne ta fitojmë ligën”, ka thënë Klopp.

“Por, edhe këtu është me gjasë 50%. Si trajner, e kam pasur këtë përvojë së fundmi, ne jemi shumë të influencuar pas ndeshjes, nga situata”, shtoi ai, i pyetur për fjalët e Guardiola.

Manchester City dhe Liverpool kanë pasur një rivalitet të madh viteve të fundit në Premier League, me ‘Reds’ që kanë bërë një ndjekje perfekte të ‘Citizens’. Në një rast, Liverpool fitoi edhe titullin. Në tri të tjera, skuadra e Pep Guardiolas ishte ajo që festoi.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img