Edhe sonte aheng në Gjakovë, ja çka iu bëri policia rreth 70 pjesëmarrësve

spot_img

Anipse Kosova kryeson listën e vendeve më të rrezikuara në Ballkan sa i përket gjendjes së rëndë epidemiologjike, në Gjakovë po vazhdon organizimi i ahengjeve sikur COVID-19 të mos ekzistonte fare.

Në disa foto në rrjetet sociale nga fshati Rogovë e Gjakovës, shihet se janë mbledhur dhjetëra persona në një aheng familjar.

Por, duket se gëzimi u është ndalë në gjysmë, pasi që Policia ka reaguar me të marrë informatën dhe ka shpërndarë rreth 70 pjesëmarrës.

Drejtori Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta njoftoi se pronari i ahengut është shoqëruar në polici, ndërsa janë gjobitur familjarët dhe këngëtarët që kanë performuar.

“Kemi marrë informacion që është organizuar një aheng në një familje në fshatin Rogovë të Gjakovës. Kanë qenë dikur rreth 70 të ftuar, të cilët janë shpërndarë nga Policia. Me urdhër të prokurorit, pronari i ahengut është shoqëruar në stacion policor. Inspektorët kanë shqiptuar gjoba për familjarët që e kanë organizuar ahengun dhe sigurisht për këngëtarët që kanë përformuar”, ka thënë Graishta.

Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një vendim që përfshin 25 masa kundër përhapjes së koronavirusit. Një nga këto masa është ndalimi i të gjitha tubimeve publike, duke përfshirë ahengjet familjare private.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img