Edvin Kuç “Ylli i Javës”

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 35-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ballkani, Edvin Kuç.

Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Bujar Asllani, Sejladin Jerliu dhe Zenel Shabani vendosi që epiteti i yllit të javës për këtë javë t’i takojë kapitenit të skuadrës suharekase, pasi në ndeshjen kundër Ferizajt shënoi golin e parë në fitoren 2:0 dhe ishte njëri nga më të mirët në fushën e gjelbër. Me këtë fitore FC Ballkani edhe zyrtarisht e siguroi titullin e kampionit për të dytin vit rresht.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Ballkani, Edvin Kuc e ndau Shaqir Uka, menaxher operacional në Albi Online.

Pasi mori këtë çmim, Kuç u shpreh i lumtur që skuadra e tij e përmbushi me sukses misionin e saj për mbrojtjen e titullit të kampionit dhe atë një javë para mbylljes së kampionatit.

“Të shpallesh Ylli i Javës në xhiron kur edhe jemi rishpallur kampion për herë të dytë radhazi është një kënaqësi e veçantë. Si kapiten jam krenar me ekipin dhe me ecurinë që kemi treguar në këtë edicion. Rruga për ta mbrojtur titullin kampion nuk ka qenë e lehtë. Kemi pasur shumë ndeshje, kemi lëshuar shumë pikë rrugës, por në fund karakteri i skuadrës, puna e shtabit teknik dhe organizimi i mirë i klubit kanë bërë që sërish trofeu i kampionit të vijë në Suharekë. Këtë çmim por edhe titullin kampion ia dedikoj kryesisë, tifozëve dhe familjes tim, e cila çdo herë më ka qëndruar afër”, ka theksuar Edvin Kuç për faqen zyrtare të FFK-së.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img