spot_img

Exlusive: FC Ballkani mbetët me stadiumin e vjetër, e konfirmon Kryetari Bali Muharremaj

spot_img

Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të krerëve të FC Ballkani dhe vetë Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, për fillimin e stadiumit të ri, klubi duket se do të mbetët edhe gjatë në stadiumin aktual. Eksluzivisht për Albian News, Kryetari Muharremaj pohoi për pengesat që janë shfaqur për vendin e stadiumit të ri. “Ne kemi menduar dy hapësira për ndërtimin e stadiumit të ri. Idea ka qenë tek vendi mbi parkun afër gjimnazit por aty tani na ka dalë tokë e kontestuar, rreth dy hektar e gjysmë. Ndërkaq pas vendimeve të fundit të Qeverisë që pronat nga AKP të mos menaxhohen nga Komuna, edhe solucioni te damperi, ka rënë poshtë”, ka thënë Muharremaj. Më pas i pari i Suharekës, i cili dallohet për angazhimin e tij në sportin e kësaj komune, shtoi se do të bëjnë të pamundurën që stadiumi aktual të rinovohet. “Na ka mbetur rregullimi në stadiumin aktual, të shohim tani së bashku me mjetet nga qeveria dhe ndihma përmes FFK-së nga fondet e UEFA, të investojmë dhe ta bëjmë sa më të përshtatshëm stadiumin aktual”, përfundoni Muharremaj.
Në mungesë të Stadiumit, i cili do t’i plotësonte kushtet për ndeshjet evropiane, FC Ballkani ndeshjet si vendas në arenën ndërkombëtare do t’i zhvilloi në Prishtinë. Adhuruesit e futbollit në këtë trevë presin që në vitet e ardhshme skuadrën e tyre të zemrës ta ndjekin në Suharekë edhe për ndeshjet evropiane.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img