spot_img

Fëmijët në Siri/ Habit gjyshi i Amar Rashës: Nusja na tradhtoi, dy vajzat nuk janë mbesat e mia

spot_img

Pas 7 vitesh pa asnjë kontakt, gjyshi Shaban Rasha do të takohet me nipin e tij Amarin, i cili do të rikthehet sot në atdhe pasi kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij në kampin famkeq në Siri, Al-Hol.

Nusen, Floreshën, nuk do ta shohë pasi ndihet e tradhtuar nga ajo. Kjo e fundit pas v dekjes së burrit, (djalit të Shabanit) është martuar me dikë tjetër dhe ka lindur dy vajzat, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha.

Për këtë arsye, Shabani thotë se sot pret vetëm nipin Amar, as nusen e as dy vajzat e tjera. Me lot në sy, ai shprehet se ka qenë një vjehërr i mirë, që e ka mbajtur Floreshën si vajzën e tij, por kjo e fundit është larguar, pavarësisht kërkesës së Shabanit që të mos e merrte djalin me vete.

“Unë jetoj vetëm. Djali i madh është v rarë në Siri, vajza e djalit të vogël me gjithë djalin, por këto janë v rarë në periudhën që luftonin me Basha Al Asad, jo me këta terroristët. Prandaj nuk ka asnjë lloj procedure. Ardhja e tyre mua nuk më intereson fare vetëm e djalit, e djalit të djalit, nusja ka shkëputur kurorë dhe ka lidhur kurorë me dikë tjetër dhe te unë i është mbyllur dera, po ata nuk do vijnë këtu do shkojnë në kampin e rehabilitimit, që kur ka v dekur djali që në 26 dhjetor 2016.

Dy vajzat (Emel dhe Hatixhe) nuk janë të djalit, Diamantit, Amari është i Diamantit. Ajo le të gjejë burrin dhe tu jap mbiemrin. Jam lidhur me njërëzit që më kanë marrë ne telefon që më kanë njoftuar. Më kanë marrë në telefon, prej 7 vjetësh nuk kam pasur asnjë kontakt. Nuk e ka lejuar ajo që të më marr, kam qenë një vjehërr i sjellshëm, me kulturë, madje të kishit njohur gruan time, ajo iku dhe na tradhtoi si të ishim ca injorant jo si të ishim të dy me shkollë, ajo farmaciste unë mësues. I thashë mi lë mua fëmijët dhe nuk donte, se kujtonte se aty është dasmë, fushë me lule të vinin unazat në vesh”, tha Shaban Rasha.

Ditën e djeshme u përmbyll me sukses operacioni për kthimin e 4 fëmijëve, Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha dhe nëna e tyre Floresha Rasha (e plagosur në Siri) dhe të Endri Dumanit. Në kamp vijon të jetë motra e Endrit, Eva, ku sipas burimeve ajo është fshehur sepse nuk ka dashur që të rikthehet./Shqiptarja.com

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img