spot_img

FFK shkollën e futbollit mëton ta ndërtoi në Banullë të Lipjanit

spot_img

Presidenti o FFK-së, Agim Ademi edhe sot ka vazhduar vizitat në stadiumet kosovare. Derisa përmes Facebook tregoi në detaje edhe planet nga këto vizita, si më poshtë:

Sot së bashku me bashkëpunëtorët e mi në KE të FFK-së, Agim Dibranin dhe Agim Nurën vizituam fshatin Banullë, përkatësisht vendin ku FFK pretendon ta ndërtojë Shkollën e Futbollit.

Para fillimit të procedurave ftojmë Asamblenë Komunale të Lipjanit që ta votojnë projektin tonë dhe t’ia japin FFK-së në shfrytëzim për 99 vite këtë shkollë pothuajse të rrënuar, në mënyrë që ta rikthejmë në një objekt modern dhe ta bëjmë shkollën më të madhe në regjion.

Projekti ynë parasheh vend për 500 nxënës për ta zhvilluar mësimin në këtë shkollë dhe për t’u akomoduar në konvikt. Kjo shkollë do të bëhej një qendër shumë e rëndësishme për këtë komunë dhe mjaft atraktive për të rinjtë.

Po ashtu, nga ky projekt do të përfitonin edhe banorët e këtij rrethi, ngase do të punësoheshin deri 80 punëtorë të profileve të ndryshme, pa llogaritur këtu stafin arsimor dhe atë menaxhues.

Kam besim se ky projekt do të marrë ‘dritën e gjelbër’ të Asamblesë komunale të Lipjanit dhe kësisoj do t’i jepet mundësi FFK-së që ta realizojë edhe kërkesën e vetë banorëve të Banullës, që e kanë bërë publike edhe në media, që këtë vend nga një gërmadhë ta shndërrojmë në qendër të dijes dhe të futbollit.

FFK edhe për këtë projekt investimin do ta bëjë nga programi ‘UEFA HatTrick’ dhe nga projektet strategjike për futbollin të FIFA-s.

Po ashtu, sot qëndruam për vizitë në KF ‘Ulpiana’, ku patëm kënaqësi të shohim stërvitjen e grupmoshave të reja të këtij klubi, e ku gjendja e fushës dhe e stadiumit në përgjithësi ishte e mirë.

Bashkëbiseduam me njeriun që e barti barrën kryesore të këtij klubi në edicionin e kaluar, drejtorin Enver Duriqi, si dhe trajnerët dhe zyrtarët e tjerë të klubit. I inkurajova ta vazhdojnë punën me përkushtim, teksa i shpreha falënderime investitorëve të këtij klubi, veçmas pronarit të ‘Dino Company’, Abedin Salihu, i cili nuk ka kursyer që këtë klub ta ngrisë në nivel të lartë organizativ.

E ditën e punës, sot e përmbyllëm me vizitën që i bëmë sërish stadiumit në Kishnicë, për të cilin FFK ka paraqitur kërkesë për t’iu dhënë në menaxhim dhe për ta ndërtuar aty Kampin Multietnik.
#BashkëPërFutbollin

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img