spot_img

Fillon studimi në njerëz edhe me një vaksinë tjetër për CoViD-19

spot_img

Kompania bioteknologjike e lokalizuar në Maryland, Novavaz, ka njoftuar që nga e hëna ka filluar rekrutimin e 130 njerëzve për të studiuar vaksinën e re eksperimentale kundër virusit SARS-CoV-2.

Kjo është kompania e 10 në botë që ka filluar studimet në njerëz për një vaksinë potenciale kundër CoViD-19.

Vullnetari i parë është vaksinuar të hënën në Australi, ku faza e re e studimit po kryhet në dy zona. Vaksina, e thirrur NVX-COV2373, ka prodhuar nivele të larta të neutralizimit të antitrupave në testimet para-klinike, sipas deklaratës së kompanisë që u publikua dje.

Njoftimi u bë në një deklaratë, por të dhënat nga studimet e deri më tanishme nuk janë vlerësuar nga studiues të tjerë dhe nuk janë publikuar në asnjë revistë mjekësore.

Kompania ka cekur që pret të ketë rezultatet preliminare të efektit dhe sigurisë së vaksinës në korrik.

Nëse rezultatet janë premtuese, studimi do të vazhdojë fazën e dytë, në të cilën një grup më i madh i pjesëmarrësve nga disa shtete do të testohen për të vlerësuar sigurinë, efektin dhe kapacitetin e zvogëlimit të CoViD-19 të vaksinës.

Novavax planifikon që të prodhojë vaksinën para kohe, që njësit të jenë të gatshme nëse vaksina funksionon. Një zyrtari të kompanisë ka thënë për CNN që Novavax beson që do të shpërndajë 100 milionë doza të vaksinës këtë vit, dhe miliarda doza në vitin 2021.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img