spot_img

Gëzim Kelmendi i komenton deklaratat e Nazit, i cili tha se është i dërguari i Perëndisë

spot_img

Kryetari i subjektit politik Fjala, Gëzim Kelmendi, i ka komentuar deklaratat e anëtarit të Grupit ‘Aurora’, i cili tha se “është i dërguari i Allahut”.

Kelmendi, në emisionin ‘Natë Vere’ të transmetuar në T7, tha se deklaratat e tij ishin kundërthënëse dhe paradoksale.

“Çështja e të dërguarve është përmbyllur me Muhamedin a.s. Çdo njeri që pretendon diçka të tillë është mashtrues dhe gënjeshtar. Thjeshtë nuk mund ta deshifroj këtë qëndrim të tij, është kundërthënës, ngase të dërguarit e Allahut kanë pasur një detyrë të shenjtë”, ka deklaruar ai.
Kryetari i partisë Fjala ka folur edhe për përdorimin e alkoolit, duke thënë se kjo e fundit nuk ka asnjë të mirë.

“Asnjë e mirë nuk vjen nga alkooli. Nuk përdoret as për dezinfektimin e plagëve si është përdorur në të kaluarën, e le më të futet në organizëm. Uroj që asnjë qytetarë i Kosovës, që kurrë mos ta përdori alkoolin”, ka shtuar tutje ai.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img