Si në filma: Grabiten rreth 29 mijë euro afër Bankës në Prishtinë, punëtori i një kompanie po shkonte t’i depononte

spot_img

Një person i panjohur ka arritur që t’i grabisë rreth 29 mijë euro nga një punonjës i një kompanie, i cili kishte shkuar për t’i deponuar ato në një bankomat të bankës ProCredit në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas një sinjalizuesi të Gazetës Sinjali, i dyshuari kishte shkuar afër veturës së punonjësit të kompanisë dhe nga mbrapa ia kishte marrë paratë, rreth 29 mijë euro.

Se ka ndodhur një grabitje e tillë, sot në raportin 24-orësh njofton edhe Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 07.10.220-22:10. Ankuesi mashkull/kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke shkuar në filialin bankar për deponim parash, një person i panjohur i ka marrë kësen me para dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e PK-së.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img