spot_img

Greqia duhet të zgjohet nga ëndrra bizantine, Shën-Sofia është e Turqisë

spot_img

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, iu përgjigj me shkrim një pyetjeje lidhur me reagimet në Greqi për hapjen e Xhamisë së Shenjtë të Shën-Sofisë së Madhe për adhurim.

“Greqia ka demonstruar edhe një tjetër herë armiqësinë e saj ndaj Islamit dhe Turqisë nën pretekstin e reagimit ndaj hapjes së Xhamisë së Shën-Sofisë për adhurim. Ne dënojmë me forcë deklaratat armiqësore të bëra nga anëtarët e Qeverisë dhe Parlamentit të Greqisë, të cilat provokojnë opinionin publik dhe lejojnë djegien e flamurit tonë të lavdishëm në Selanik.

Fëmijët e llastuar të Evropës, të cilët nuk e përtypën dot imazhin e besimtarëve duke vendosur ballin në sexhde përsëri në Shën-Sofi, ranë sërish në delir. Këto mendësi raciste që nuk i ka nxjerrë mësimet e nevojshme nga historia, ata që nuk respektojnë flamurin tonë të lavdishëm, duhet të kujtojnë fatin e tyre në Egje. Greqia duhet që tani e tutje të zgjohet nga ëndrra bizantine, prej të cilës nuk ka qenë në gjendje të zgjohet për 567 vjet, si dhe të shpëtojë nga zhgënjimi që buron prej saj.

Greqia është i vetmi shtet evropian që nuk ka një xhami në kryeqytetin e saj, ku shtypjet ndaj pakicës myslimane turke janë regjistruar nga vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR), e cila dënon shkatërrimin e xhamive historike në territorin e saj. Asnjë vend nuk mund t’i japë Turqisë leksione për ushtrimin e sovranitetit kombëtar të saj.

Xhamia e Shenjtë e Shën-Sofisë së Madhe, e cila u hap për adhurim në përputhje me vullnetin e kombit turk, i përket Turqisë sikurse pasuritë e tjera kulturore në territorin tonë dhe ajo do të jetë nën zotërimin dhe mbrojtjen tonë përgjithmonë.

Hapja e Xhamisë së Shenjtë të Shën-Sofisë së Madhe për adhurim është në harmoni me kërkesat dhe frymën e Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore të vitit 1972.

Në përputhje me angazhimin dhe traditën e Turqisë për tolerancën ndaj të gjitha të drejtave dhe lirive fetare, Xhamia e Shenjtë e Shën-Sofisë së Madhe, faltore e Islamit, fe e paqes që përqafon të gjitha fetë, do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë”, thuhet në deklaratën me shkrim të zëdhënësit të MPJ turke, Hami Aksoy.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img