spot_img

Identifikohen edhe dy viktima tjera nga aksidenti tragjik që ndodhi në Kroaci, janë nga kjo komunë

spot_img

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifaj ka njoftuar se dy nga dhjetë viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci janë nga Komuna e Rahovecit.

“Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël dhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe, janë dy viktimat e konfirmuara nga komuna e Rahovecit, për të cilët lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, dhe të gjithë ne”, ka njoftuar Latifi duke iu shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Latifi ka falënderuar edhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, dhe Kolonel, Atashe Ushtarak i Mbrojtjes në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci, Skënder Hoxha, për kujdesin dhe interesimin për këtë ngjarje të rëndë.

“Kjo dhimbje duhet të na forcojë kujtimin për ata që humbën jetën, dhe për idealet e tyre dhe perspektivën për një jetë më të mirë”, ka shkruar tutje Latifaj.

Ndryshe, 10 veta humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur nga pasojat e një aksidenti në Kroaci.

Autoritetet thanë se autobusi nga Kosova doli nga autostrada ndërmjet Zagrebit dhe kufirit të Serbisë të dielën në mëngjes afër Slavonski Brodit.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img