Infektologu thotë se në Kosovë janë 200 mijë persona që e kanë kaluar coronavirusin

spot_img

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se në Kosovë mund të jenë rreth 200 mijë njerëz që kanë qenë të infektuar me COVID-19.

“150 pacientë ku prej tyre janë 50 në oksigjenoterapi dhe katër ose pesë të ventiluar nuk është problem i madh për një shtet. As 2,000 pacientë nuk janë problem. Duhet ta dimë që në Kosovë janë ndoshta 200 mijë njerëz që e kanë kaluar COVID-19”, tha Tolaj, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se ka shumë pacientë asimptomatikë që e kanë kaluar koronavirusin ashtu si edhe të tillë që e kanë kaluar atë me një ose dy ditë temperaturë. Prandaj, sipas tij, edhe kjo shifër dallon shumë nga shifra zyrtare e personave të infektuar në Kosovë.

“Duhet ta kuptojmë që problemi është shumë më i gjerë sesa që po tentohet të tregohet, sepse nuk po flasim për 2,000-3,000 raste me COVID-19 dhe as nuk po flasim për 100 ose 1000 raste aktive”.

“Para një muaji kam thënë që në Kosovë janë 100 mijë raste, derisa me rritjen e rasteve tani me siguri që kemi 200 mijë raste sipas një përllogaritje të thjeshtë ku në çdo rast të identifikuar janë së paku 40 të tjerë të paidentifikuar. Edhe masat duhet të jenë konform kësaj – ne duhet ta përgatisim popullin me faktin që virusi ekziston dhe është vrasës. Ata që janë më të rrezikuar duhet të mbrohen më shumë, veprimtaritë ekonomike duhet që mos ta shikojnë vetëm profitin e tyre, por edhe ta mbrojnë popullatën duke respektuar këto masa. Institucionet shëndetësore përgjegjësë duhet të jenë shumë më proaktive”,tha ai.

Tolaj ka sqaruar se Kosova nuk është duke e kaluar valën e dytë të infektimeve me COVID-19.

“Së pari ta sqarojmë: kjo nuk është vala e dytë, ky është vazhdimi i valës së parë. Dallimi mes valës së parë dhe valës së dytë duhet të ketë një distancë kohore ku nuk do të ketë asnjë rast dhe ne nuk kemi patur raste të tilla”.

“Në anën tjetër, ne duhet ta dimë një fakt që çfarëdo masash që bëhen ato do ta shtyjnë vetëm problemin dhe nuk do ta zgjidhin, sepse pandemia nuk do të hiqet vetvetiu. E kërkon një cikël kohor në të cilin do të infektohen 70 ose 80 për qind e popullatës dhe do të krijohet imunitet dhe më pas do të ndërpritet përcjellja kaq e vrullshme e infeksionit ose do të zbulohet një vaksinë me të cilën do të vaksinohen popullata e gjerë dhe do të kemi një mbrojtje të krijuar në mënyrë artificiale”.

“Kjo mund të zgjasë së paku dy vite dhe pikërisht për këtë arsye vërejtjet e mia kanë qenë për IKSHPK-në edhe autoritetet shtetërore që nuk e kanë informuar opinionin me kohë që po flasim për një problem që është afatgjatë – nuk është çështje dy ose tri javësh, as e një muaji. Duhej që në fillim të përgatitej secili sektor të veprimtarisë ekonomike që do të ketë tkurrje dhe zgjerime të kohëpaskohshme”, ka thënë Tolaj.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img