spot_img

Ish-Ministri i Shëndetësisë kërkon të rishikohen masat dhe të rriten testimet për COVID-19

spot_img

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismajli, ka kërkuar që të rishikohen masat ndaj COVID-19 dhe të rriten testimet.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ismajli ka thënë se duhet të rishikohen sa më shpejt masat dhe të nisin veprimet për ta parandaluar përkeqësimin e mëtejmë të gjendjes me koronavirus.

“Numri i të vdekurve dhe i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është duke u rritur frikshëm, situata në Klinikën Infektive është duke u rënduar, ndërsa pamjet e sotme me QKUK-në e rrethuar nga policët dhe lajmet e fundit që vijnë nga atje janë tejet shqetësuese”, ka shkruar Ismajli.

“Është urgjente që pandemia të trajtohet seriozisht nga Qeveria Hoti. Marrë parasysh situatën e re, vdekjet e fundit dhe rritjen e numrave, duhet sa më shpejtë të rishikohen masat dhe të nisin veprime konkrete për ta ndalur këtë gjendje të rëndë dhe për ta parandaluar përkeqësimin e mëtejmë të saj.”, ka shkruar ish-ministri i Shëndetësisë.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img