spot_img

Ja çfarë do të ndodh sot në Kosovë?

spot_img

Për ditën e sotme, më 29 shtator 2020 janë paralajmëruar të zhvillohet kjo ngjarje në Kosovë:

09:00 Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim përpunuesit e qumështit. Pas takimit do të ketë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë)

10:00- Banka Qendrore e Kosovës (BQK) mban konferencë për medie me rastin e shpalosjes së koleksionit të Librave të Edukimit Financiar për nxënësit e klasave 1-5 të arsimit fillor, si dhe ceremoninë e nënshkrimit të MOU-së mes BQK-së dhe MASh-it për përfshirjen e edukimit financiar në kurrikulën shkollore. Marrin pjesë guvernatori Fehmi Mehmeti; ministri i Arsimit, Ramë Likaj, dhe përfaqësuesja e EFSE, Venera Hoxha. (Objekti i BQK-së)

10:00- Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve organizon Samitin për Antigjipsizmin. Do të diskutohet në lidhje me paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas në Kosovë, si dhe do të adresohen sfidat në lidhje me njohjen e antigjipsizmit në strategjitë qeveritare. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00-Bëhet dorëzim-pranimi i detyrës nga Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari, tek Avokati i ri i Popullit, Naim Qelaj. (Zyra qendrore e IAP, rr. Migjeni”, Prishtinë)

11:00-Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim rishqyrton Planin e Punës së Komisionit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

12:00-Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Zemrës, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në aktivitetin sensibilizues, të organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe QKMF në bashkëpunim me IRSHP. (“Sheshi i Lidhjes”, Prizren)

12:30-Me rastin e shënimit të “Javës së Rinisë”, kryetari Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ku do të bëhet shpërndarja e broshurave vetëdijesuese “Vendose Maskën dhe Festo”. (Sheshi “Shatërvan”, Prizren)

13:00-Të indinjuar me mosveprimet e qeverisë për largimin e produkteve me vaj palme, qumështarët e Kosovës do të mbajnë protestë duke parakaluar me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë e deri tek Qeveria e Kosovës. Pas protestës do të ketë konferencë për medie. (Qeveria e Kosovës, Prishtinë)

13:00-Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis shqyrton Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

13:00-Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Vlora Dumoshi, raporton në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

13:00-Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, raporton në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

13:00-U.d. i drejtori të Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225)

13:30-Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, viziton Komunën e Vitisë; takon kryetarin Sokol Haliti. (Ndërtesa e Komunës, Viti)

14:10-Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, viziton punimet në lumin “Morava e Binqës”. (Viti)

15:00-Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Nasim Haradinajt.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img