spot_img

Kemi parë kiamet” Flasin dy prej të mbijetuarve nga aksidenti tragjik në Kroaci

spot_img

Dy prej të lënduarve nga aksidenti tragjik në Kroaci, kanë folur për herë të parë. Në një lidhje direkte për RTK-në, ata kanë treguar se aksidenti i autobuzit ndodhi në pak sekonda.

“Ka ndodh brenda një minute. Vetëm kemi parë se është rrëzuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe”, ka thënë njëri prej të mbijetuarve të aksidentit.

Një tjetër pasagjer tha:

“Autobusi ka shkuar zvarrë diku rreth 100 metra. Të lënduarit janë më mirë”

Kujtojmë se 10 persona ndërruan jetë si pasojë e aksidentit, ndërsa 44 të tjerë u lënduan. Në autobusin që udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës, ishin në bord 67 pasagjerë dhe dy shoferët.

Ndërkohë drejt Kroacisë është nisur kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili shoqërohet nga disa ministra.

Autoritetet në Kosovë kanë vënë në dispozicion një linjë telefonike për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për informata rreth familjarëve të tyre.

Njoftimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme:

Ministria e Punëve të Brendshme me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për aksidentin tragjik të bashkatdhetarëve tanë në Kroaci. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjarët e të vdekurve në këtë aksident, njëkohësisht iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Jemi pranë tyre për të kaluar këto momente të vështira.

Me këtë rast, ju njoftojmë që Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe me gjithë aktorët tjerë janë të angazhuar në menaxhimin sa më të efektiv të situatës dhe koordinimin e gjithë veprimeve për të lehtësuar gjithë të prekurit në këto momente të vështira.

Si Ministri, jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet Kroate të cilët shfrytëzojmë rastin ti falënderojmë për ndihmën e dhënë në menaxhimin e situatës së krijuar. Numri i kontaktit për të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve të tyre është: +383 (0) 38 200 76 000 ose në email: [email protected]

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img