spot_img

“Kërriga e kryetarit të Pejës është e larë me gjakun e Astritit”/ Familja e Ademajt e cilëson politike vrasjen e tij

spot_img

Vëllai i Astrit Ademaj, Armend Ademaj sot pas homazheve të bëra te varri i vëllait të tij, ka thënë se vrasja e Astritit është puro politike, shkruan Gazeta Sinjali.

Pikërisht për këtë fakt familja e Astrit Ademajt është duke bojkotuar zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë dhe në të cilat Ademaj, deri para vrasjes kandidonte për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së.

“Për shkak se vëllai jonë, i dashuri i jonë, tashmë nuk gjendet në mesin tonë për shkak të rrethanave tragjike të humbjes së jetës së tij. Apo më mirë të themi vrasjes politike, sepse për neve kjo është vrasje politike, puro politike. Dhe gjithë partive politike u bëj me dije se kjo është vrasje puro politike”, tha ai.

Tutje ai ka thënë se familja ende nuk e di nëse vrasja e Ademajt është bërë nga partia e tij apo kundërshtarët e tjerë partiakë.

“Ne veç një sen nuk e dimë, nuk e dimë se a është vra nga partia e tij apo nga partitë tjera”, shtoi Armend Ademaj.

Për Ademajn mbajtja në paraburgim e vëllait tjetër që ishte prezent natën kritike është e padrejtë.

“Ne kemi dëshmitar vëllain tonë i cili gjendet padrejtësisht në paraburgim, i cili ka qenë natën kritike aty dhe ka dëgjuar atentatorin duke i thënë duhet të tërhiqesh nga gara përndryshe nuk do ta shohësh familjen asnjëherë, nuk do t’i shikosh fëmijët asnjëherë. Ka edhe dëshmitar tjetër të cilin e kanë shantazhu të tërhiqet nga gara, mirëpo s’ka ai s’ka pranu dhe në fund ka pasë shkëmbim zjarri dhe aty Astriti e ka humb jetën”, tha ai.

Krejt në fund ai ka thënë se këto zgjedhje janë të lara me gjakun e Astrit Ademajt. Madje sipas tij edhe karriga e kryetarit të komunës është e larë me gjakun e Astritit.

“Ne mendojmë se kjo është vrasje politike dhe ne si familje i kem bojkotuar këto zgjedhje. Këto zgjedhje janë të lame me gjak, janë të lame me gjakun e Astritit, kërriga e kryetarit të komunës së Pejës është me gjak të Astrit i larë dhe ata që e kanë bo këtë veprim të japin përgjigje’, shtoi ai për Klan Kosova. /Gazeta Sinjali/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img