Kryeparlamentari Konjufca: Në këto çaste të vështira e tronditëse, zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të tërmetit në Turqi

spot_img

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka ngushëlluar Turqinë pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi qindra viktima e dëme të pallogaritshme materiale. Konjufca përmes një postimi në Facebook ka thënë se është i pikëlluar thellë për përmasat tragjike të tërmetit, i cili goditi Turqinë në orët e hershme të mëngjesit.

“I pikëlluar thellë për përmasat tragjike të termetit, që goditi sot Turqinë në orët e hershme të mëngjesit. Nga njoftimet e deritashme bëhet e ditur se qindra njerëz kanë humbur jetën dhe janë shkaktuar dëme materiale të pallogaritshme. Në këto çaste të vështira e tronditëse, zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të termetit dhe lutemi për shërimin e të lënduarve. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin popullit turk, Presidentit të Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentit të saj, z.Mustafa Şentop”, ka shkruar Konjufca.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img