spot_img

“Kur u hapën thasët e viktimave, pamë që kishte lot në fytyrë” – Çasti se si u shpëtua 3-vjeçarja turke nga ekipi kosovar

spot_img

“Kur u hapën thasët e viktimave, pamë që kishte lot në fytyrë”- Momenti i jashtëzakonshëm se si u shpëtua 3-vjeçarja turke nga ekipi kosovarShare Button Gazeta Blic Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka arritur sot që të shpëtojë një 3-vjeçare nga rrënojat, nëntë ditë pas tërmetit në Turqi.

Në lidhje me ngjarjen, ka folur anëtari i kësaj shoqate, Ilir Gaxha, i cili tha se në një objekt janë tërhequr disa trupa të pajetë dhe janë vendosur buzë rrugës, ku të gjitha autoritetet turke i kanë konfirmuar viktimat.

Gaxha tha se njëri nga ushtarakët turk e ka hapur patentën e thasëve të trupave të vdekur dhe ka parë lot në sytë e 3-vjeçares.“Pastaj, ne u angazhuam që t’ia japim ndihmën e parë ku na u bashkëngjit edhe ekipi polak dhe bashkë kemi punuar rreth gjysmë ore që ta mbajmë gjallë”.

“Autoritetet turke e dërguan autoambulancën e cila kur arriti, u shtangën dhe ne i udhëzuam se çka duhet bërë për të vazhduar ndihmën e parë. Arritëm që t’ia kthejmë pulsin dhe me defibilator dhe makinë gjatë gjithë kohës duke punuar e kthyem në jetë”, është shprehur Gaxha në Klan Kosova.Tutje, Gaxha tha se trupin e 3-vjeçares e lanë të ngrohet në autoambulancë, ndërsa pas kësaj, spitali e konfirmoi se vogëlushja është e gjallë dhe ka gjasa të jetoj.
“I gjithë populli aty që ishte prezent u gëzuan, si ushtarët, si qytetarët e policia, filluan të na përqafonin dhe të dalin në fotografi me ne, duke u mburrur me Kosovën”.“Na kërkuan flamujt që t’i marrin si kujtim, por edhe emblemat e shoqatës. Ishte një ndjenjë e përshkruar. Ne ishim të fortë gjatë dhënies së ndihmës së parë, por pastaj u emocionuam shumë”, është shprehur Gaxha.

Kujtojmë se numri i viktimave pas tërmetit në Turqi e Siri ka shkuar në mbi 40 mijë, ndërsa ky nuk është rasti i parë kur pjesëtarë të FSK-së e ata nga Shoqata e Kërkim-shpëtimit kanë arritur të gjejnë trupa të gjallë nga rrënojat.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img