spot_img

Lufta me Armeninë, Turqia dërgon luftëtarë sirianë për të ndihmuar Azerbajxhanin

spot_img

Lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit sa vjen e bëhet më e ashpër. Këtij të fundit i ka ardhur në ndihmë edhe Turqia. Këtë e bën me dije edhe Erdogani por edhe luftëtarët rebelë sirianë që Turqia po dërgon për të mbështetur Azerbajxhanin. Këtë e kanë deklaruar dy rebelë sirianë, ndërsa Ankaraja zotohet të rritë mbështetjen për aleatin e saj. Përleshjet mbi territorin e Karabakut janë më të rëndat që nga viti 2016, me raporte për dhjetëra vdekje dhe qindra të plagosur.

Ambasadori i Armenisë në Moskë tha të hënën se Turqia kishte dërguar rreth 4,000 luftëtarë nga Siria veriore në Azerbajxhan, për luftime, një pohim i mohuar ky nga ndihmësi i Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Zyrtarë armen gjithashtu thanë se ekspertët ushtarakë turq, po luftonin së bashku me Azerbajxhanin në Nago-Karabak, një rajon malor i shkëputur i Azerbajxhanit i drejtuar nga armenët etnikë, dhe se Turqia kishte siguruar dronë dhe aeroplanë lufte. Të dy luftëtarët, nga grupet rebele të mbështetura nga Turqia në zonat e Sirisë veriore nën kontrollin turk, thanë se po vendoseshin në Azerbajxhan në koordinim me Ankaranë raporton reuters.

Por dy luftëtarët nuk pranuan të përmenden për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Të dy burrat thanë se u ishte thënë nga komandantët e brigadave të tyre siriane se do të fitonin rreth 1,500 dollarë në muaj, një pagë e madhe kjo për Sirinë, ku ekonomia dhe monedha janë rrënuar. Luftëtari tjetër, nga milicia Jaish al-Nukhba e lidhur me SNA, tha se atij iu tha se gati 1.000 sirianë ishin vendosur të futeshin në Azerbajxhan. Rebelë të tjerë, të cilët gjithashtu nuk pranuan të përmendeshin, dhanë shifra midis 700 dhe 1000 trupa. Në vitet e fundit, Turqia ka projektuar fuqi në rritje jashtë vendit me inkursione në Sirinë dhe Irakun fqinj, si dhe mbështetje ushtarake për qeverinë e njohur ndërkombëtarisht në Libi.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img