Më në fund fiton Kosova dhe siguron qëndrimin në Ligën C

Ka ardhur më në fund fitorja e parë e Kosovës në vitin 2020. ‘Dardanët’ janë përkujdesur të mbyllin me fitore sezonin e dytë të Ligës së Kombeve, duke e mposhtur 1:0 Moldavinë në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma.

Skuadra që u drejtua nga Muharrem Sahiti në këtë ndeshje, dominoi mysafirët nga Moldavia që nga minuta e parë e ndeshjes, por nuk arriti të shënonte me shumë se një gol.

Ishte Lirim Kastrati realizatori i vetëm i këtij takimi. 21 vjeçari shënoi në minutën e 31-të të takimit.

Kosova në këtë ndeshje u desh të bëjë një zëvendësim të detyrueshëm, me Amir Rrahmanin që pësoi një lëndim, i cili i la vendin Fidan Alitit.

Minutat e fundit të ndeshjes Kosova i zhvilloi me një lojtar më pak, me Ibrahim Dresevic që u ndëshkua me karton të kuq.

Vlen të ceket se siguri të madhe në këtë ndeshje Kosovës i dhuroi edhe kapiteni Samir Ujkani, që bëri disa pritje të mira, sidomos në pjesën e parë.

Me këtë fitore, Kosova numëron 5 pikë dhe renditet në vendin e tretë në grup, për të mbetur në Ligën C edhe për sezonin e ri.
.

- Reklamë nga Gjirafa -

Artikuj të ngjashëm

MOTISOT
Minutë pas minute

Republic of Kosovo
broken clouds
2.5 ° C
3 °
1.7 °
74 %
2.1kmh
75 %
Tue
7 °
Wed
8 °
Thu
10 °
Fri
11 °
Sat
10 °

LAJMET E FUNDIT

I ndjeri Ismet Peja varroset sot

Doajeni i muzikës shqipe, Ismet Peja, ka vdekur në moshën 83-vjeçare. Lajmin për vdekjen e ikonës e kishte bërë të ditur djali i tij, këngëtari...

Bernard Berisha dhuron show në Rusi, goli i parë spektakular

Bernard Berisha është shpërblyer pasi shënoi dy gola për skuadrën e tij, Ahmat Grozny Berisha shënoi dy golat në këtë takim, fillimisht në minutën e...