Ministri Çeku: Licencimi i FFK-së çështje kohe, ajo i ka plotësuar pothuaj gjitha kriteret kanë mbetur vetëm disa sqarime

spot_img

Licencimi i Federatës së Futbollit të Kosovës po del të jetë një problem mjaftë serioz në këtë proceset të nisur në fillim të këtij viti nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

FFK ka dërguar tashmë dokumentacionin e kërkuar nga MKRS-ja për licencim, por këta të fundit kanë kthyer përgjigje duke kërkuar dokumentacion shtesë për ta dëshmuar të gjithë rregullativën brenda kësaj federate në mënyrë që të lëshohet licenca e re.

Mos licencimi i FFK-së ka ngritur shqetësim serioz tek klubet kosovare të futbollit, pas në një rast të tillë, ato nuk do të gëzonin mbështetje financiare, e as zhvillimin e garave vendore e ndërkombëtare.

Që Federata e Futbollit është në procedurë të licencimit dhe se ende nuk është marrë asnjë vendim për këtë çështje, e ka thënë ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku. Ai për KosovaPress ka deklaruar se nuk ka diçka të jashtëzakonshme me FFK-në sepse kjo federatë i ka plotësuar pjesën dërmuese të kritereve.

“Federata më e madhe, ajo e Futbollit është në procedurë edhe ajo i ka plotësuar pjesën dërmuese të kritereve, janë edhe disa sqarime, verifikime duke u bërë dhe kjo është procedurë e zakonshme. Asnjë federatë nuk është licencuar me të parën… Pra, asgjë e jashtëzakonshme, nuk do të ketë pengesa nga ana jonë, përkundrazi do të ketë mbështetje për federatat… Pra ne duam licencim, nuk do të ketë vendim për refuzim të kërkesës për licencim asnjëherë pasi edhe ne bartim një pjesë të përgjegjësisë nëse dikush nuk e merr licencën sa më shpejtë, por do të jetë çështje kohe”, ka thënë i pari i MKRS-së.

Për më tepër, Agim Ademi ka folur edhe për mundësinë që dikush të ketë dëshirë që Federata e Futbollit të mos licencohet, por ai ka paralajmëruar se prekja e këtij institucioni të pavarur do të sillte pasoja të rënda. Ai ka kërkuar që FFK të licencohet brenda këtij viti.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img