spot_img

Ministri milioner i AAK-së në qeverinë Hoti

spot_img

Blerim Kuçi është ministër i ri i Ekonomisë në qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti e cila u votua sot në Kuvendin e Kosovës.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deri më tani ushtronte edhe një pozitë tjetër, atë të deputetit, por tani do t’ia lëshojë vendin dikujt tjetër për ta ushtruar postin e ministrit në qeverinë e re, shkruan lajmi.net.

E kur flasim për pasurinë, Blerim Kuçi nuk qëndron aspak keq!

Kuçi ka mbi 1 milion euro pasuri të paluajtshme në toka, shtëpi dhe banesa. Ai në deklarimin e pasurisë i ka: Një lokal afarist, banesë, pllacë, banesë në Prishtinë, Tokë dhe Shtëpia, përsëri tokë dhe një shtëpi të re, të cilat kapin vlerën e hiç më pak se 1,193,800 euro!

Kuçi nuk qëndron keq as me veturat. Ai ka deklaruar si pasuri dy vetura, një të tipit mercedes, që është personale e tij dhe kapë shifrën prej 65 mijë eurosh dhe një veturë të tipit BMW e cila kapë vlerën e 25 mijë euro dhe është në posedim të fëmijëve të Kuçit.

E kur vjen puna tek të hyrat, Kuçi ka treguar se nga biznesi i tij ka të hyra mbi 43 mijë euro në vit, ndërsa mbi 22 mijë nga Kuvendi i Kosovës. Gruaja e tij gjithashtu ka deklaruar 9,600 euro të hyra vjetore nga një lokal i lëshuar me qira dhe paga e saj si mësimdhënëse në një shkollë në Suharekë. /Lajmi.net/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img