spot_img

Ndërhyri për të ndarë sherrin, masakrohet për vdekje shqiptari në Suedi

spot_img

Një 20-vjeçar shqiptar nga Korça është vrarë në mënyrë brutale në Suedi, ku është qëlluar me thikë në gjoks nga disa persona me kombësi arabe. 20-vjeçari Lauren Spaho kishte shkuar në Suedi 7 muaj më parë, ku edhe punonte në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur më datë 8 maj në qytetin Karlstad të Suedisë, por nuk është bërë publike. 20-vjeçari nga Korça, Lauren Spaho ka qenë në pedonalen e qytetit të Karlstad bashkë me disa bashkëmoshatarë të tij me kombësi arabe. Aty ka nisur një sherr midis bashkëmoshatarëve të 20-vjeçarit dhe Laureni ka ndërhyrë për t’i ndarë bashkëmoshatarët e tij, por më pas grupi i të rinjëve me kombësi arabe kanë sulmuar brutalisht të riun shqiptar duke e goditur me thikë. 20-vjeçari është dërguar në spital ku ka qëndruar 24 orë në gjendje kome dhe më pas fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Për ngjarjen, policia suedeze fillimisht ka shoqëruar 9 persona me kombësi arabe dhe më pas është dhënë masa arrest me burg për 5 prej tyre. Edhe dy të tjerë janë liruar më pas dhe tashmë në burg për krimin ndodhen 3 persona. Autoritetet suedeze kanë lajmëruar autoritetet shqiptare dhe më pas policia shqiptare ka lajmëruar familjen e 20-vjeçarit për ngjarjen e rëndë. Edhe pse kanë kaluar 10 ditë, familja e 20-vjeçarit po has vështirësi për marrjen e trupit të djalit të tyre dhe sjelljen në Shqipëri.

Në një komunikim për News24 familja e 20-vjeçarit pretendon se autoritetet shqiptare nuk i janë përgjigjur kërkesave të tyre për ndihmë që të marrin trupin e djalit të tyre. Madje babai i Laurenit ka tentuar vetë të shkojë në Suedi që të marrë trupin e djalit, por nuk është lejuar. Po ashtu familjarët pretendojnë se ambasada shqiptare në Suedi nuk i ka ndihmuar. Ndërsa autoritetet suedeze kërkojnë që të përfundojnë të gjitha procedurat hetimore dhe nuk po lejojnë marrjen e trupit të 20-vjeçarit nga familja.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img